Shqip           English   
e-Schools ne Shqiperi
Qendra e Studenteve
Hapesire per Mesuesit
Partnere / Donatore
Rrjeti i Shkollave
Forum
Te Reja
Kontakt
 
Lajme
U formuan Grupi i Punes dhe tre Nenkomitete qe do te punojne per komponentet e projektit: Krijimi i kurrikulave ne TIK, trainimi i mesuesve dhe problemet teknike

Bashkepunim: Ekipi i projektit eshte takuar me ICT Europe, Qendren e Trainimeve Linkoln, Kompania e Trainimeve Xpert per te diskutuar ceshtjet e trainimit te mesuesve ne Shqiperi

Laboratore: Deri ne Maj 2007 jane pajisur me laboratore kompjuterike 103 shkolla te mesme publike

Ne magazine: Projekti TIK-Shkolla ka 2628 PC Brand Name, 126 Laptop, 195 printera, 195 skaner, 195 UPS dhe 8 projektore

KreuStudentsShkollatMesuesitForum
Programi e-Schools ne Shqiperi
 

Te rinjte ne shekullin e 21-te perballen me sfida si kurre ndonjehere. Ata jetojne ne nje bote me ndryshime rrenjesore ekonomike, kulturore dhe demografike. Ata perballen me te ardhmen e ndryshimeve te medha dhe konkurencave globale. Zhvillimet ne teknologjine e informacionit dhe komunikimit (TIK) po ndryshojne menyren si jetojme, punojme dhe nderveprojme. Njohuri te reja dhe menyra te reja per te perdorur keto njohuri jane te domosdoshme per te mundesuar gjeneratat e reja te Shqiptareve te lulezojne ne nje bote qe eshte gjithnje e me shume globale dhe komplekse. Sistemet e edukimit ne Shqiperi duhet ti pergjigjen ketij ndryshimi jo vetem duke u mundesuar nxenesve njohurite e teknologjise se informacionit, por duke shfrytezuar perparesite e teknologjise se informacionit ne permiresimin e mesim dhenies dhe mesim marrjes.
 
Qeveria Shqiptare e vlereson sistemin arsimor publik si kritik per shoqerine shqiptare dhe ka nisur rrugen drejt pergatitjes se nxenesve qe te perballen me nje shoqeri te avancuar teknikisht, per te krijuar nje shoqeri te afte teknikisht dhe te pergatise keta femije per standartet e universiteteve boterore. Integrimi i TIK-ut ne sistemin arsimor publik shqiptar do te rrise cilesine e edukimit, efektivitetin e mesim dhenies, dhe do te lehtesoje aksesin e informacionit dhe sherbimeve nga grupe te caktuara dhe komunitetet. 

Programi e-Schools lidh te gjitha shkollat publike fillore dhe te mesme shqiptare ne Internet dhe pajis ato me laboratore kompjuterike. Projekti gjithashtu trainon mesuesit per te operuar keto laboratore dhe zhvillon kurrikulume teknologjke te modernizuara. Ky projekt eshte nje investim ne te ardhmen me te ndritur te Shqiperise – femijet e saj.
 

Tregues demografike:


Shkolla publike ne Shqiperi 2,125
Shkolla fillore 1,749
Nxenes 450,000
Mesues 25,000
Shkolla te mesme 376
Nxenes 139,000
Mesues  7,700



Si do te permiresoje projekti e-Schools arsimin shqiptar duke kontribuar ne te njejten kohe ne zhvillimin rajonal?

• Nxenesit nga zonat urbane dhe rurale do te pajisen me njohuri te shendosha kompjuterike dhe do te marrin kualifikime teknologjike te pajtueshme me standartet europiane.
• Nxenesit dhe mesuesit do te behen pjese e rrjeteve globale te mesimit duke u mundesuar atyre akses per njohuri dhe duke rritur cilesine dhe qendrueshmerine e arsimit.
• Modernizimi i sistemit arsimor publik shqiptar dhe perfshirja e permbajtjeve teknologjike ne kurrikulumet tradicionale do te mundesoje nxenesit te zhvillojne njohuri kritike per shekullin e 21-te, duke u bere keshtu pjesetare me efektive dhe produktive te shoqerise.
• Trainimi i mesuesve ne teknologjine kompjuterike do te rrise thellesine e njohurive te tyre, do te krijoje kompetenca te reja, do te rrise nivelet e mesim dhenies kombetare dhe do te krijoje mundesi te reja per zhvillimin professional.
• TIK-u do te mundesoje metoda innovative mesim dhenieje per te zhvilluar me tej proçeset arsimore kombetare ne te gjitha subjektet dhe do te transformoje sistemin arsimor publik ne nje model me te qendrueshem, me terheqes dhe te orientuar drejt se ardhmes.


Partneriteti Privat/Publik

Partneriteti Privat/Publik perfaqeson nje komponent te rendesishem te programit e-Schools. Bashkepunimi i ngushte midis sektorit privat, organizatave nderkombetare, agjensive te zhvillimit, qeverive lokale dhe asaj kombetare dhe organizatave jo-qeveritare siguron nje menaxhim profesional te laboratoreve kompjuterike dhe mundeson zhvillime dhe permiresime te metejshme. Perfshirja e sektorit privat eshte e rendesishme ne suksesin e programit dhe shume lojtare private jane te domosdoshem, perfshire ketu kompanite hardware dhe software, siguruesit e sherbimeve te internetit dhe operatoret e Internet Kafeve. Gjithashtu partneritete innovative dhe mundesi te reja biznesi po zhvillohen per kompanite private qe operojne jashte industrise se TIK-ut.

Shkolla te hapura

Koncepti ‘Shkolla te hapura’ do te thote qe laboratoret kompjuterike te lidhura ne internet do te jene ne dispozicion te komunitetit lokal pas oreve te shkolles dhe do te mund tu mundesoje bizneseve private, qeverise lokale dhe qytetareve individuale sherbime te shumta. Operatore te pavarur mund te krijojne mbasdite Internet Kafe, qeverite lokale do te kene nje mundesi per te zhvilluar sherbime online dhe per te perdorur laboratoret kompjuterike si pika aksesi per keto sherbime, gjithashtu sipermarrje te ndryshme mund te fillojne operimet ne drejtim te trainimeve kompjuterike. Koncepti ‘Shkolla te hapura’ ofron mundesi te panumerta per shume pjesemarres lokale. Duke hapur shkollen per publikun vlera e investimit ne hardware dhe lidhja e internetit shumefishohet nga perfitimi i gjithe komunitetit.

Pershtat nje shkolle

Modeli ‘Pershtat nje shkolle’ do te mundesoje individualet, bizneset e vogla, diasporen shqiptare ne te gjithe boten dhe te interesuar te tjere per te kontribuar fonde per te ndihmuar shkollat drejt rruges se tyre te informatizimit. Keta mbeshtetes do te kene mundesi te zgjedhin nje shkolle te caktuar dhe te monitorojne progresin dhe efektin e kontributit te tyre nepermjet nje seksioni te caktuar ne faqen e internetit te projektit e-Schools.

Objektivat qe duhen arritur

2006 Deri ne 75% e shkollave te mesme do te lidhen ne rrjet
  10 % e shkollave fillore do te lidhen ne rrjet
2007 Do te rritet aksesi ne TIK: 90% per shkollat e mesme dhe 50% per shkollat fillore 
2008 Te gjitha shkollat publike ne Shqiperi, te mesme dhe fillore do te lidhen ne rrjet te perbashket

Hapa te tjere

Ministria e Arsimit dhe Shkences me mbeshtetjen e Kryeministrit, ministrive te tjera dhe degeve te qeverise lokale dhe kombetare do te: 

• Zhvilloje dhe implementoje politikat dhe proçedurat per objektivat arsimore te TIK-ut, do te zhvilloje standarte hardware, rrjete kompjuterike dhe aplikime per shkollat.
• Artikuloje dhe zhvilloje proçeset e implementimit te projektit, percaktoje pergjegjesite dhe afatet kohore, zhvilloje modele te sukseshme dhe terheqese per partneritetet private/publike, si dhe per modelet ‘Shkolla te hapura’ dhe ‘Pershtat nje shkolle’.
• Percaktoje, zhvilloje dhe zbatoje modelet per partneritetet me kompanite, organizatat nderkombetare, donatoret institucional dhe individuale dhe organizatat jo-qeveritare.
• Vazhdoje trainimin e mesuesve dhe zhvilloje kurrikulumet per instruksionet baze dhe te perparuara te TIK-ut.
• Zhvilloje dhe testoje modele organizative qeverisjeje te efektshme, transparente dhe te pergjegjshme per programin.

Programi e-Schools eshte ne qender te proceseve te zhvillimit infrastrukturor kombetar dhe perforcon aspiratat e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Kjo iniciative mundeson aftesite kritike shume te nevojshme per te gjithe sektoret duke filluar nga korporatat deri tek ato qeveritare, per te investuar dhe permiresuar nivelet arsimore te te gjithe nxenesve duke mundesuar suksesin e tyre ne Shqiperine e shekullit te 21-te.

Per informacione te metejshme, ju lutem vizitoni www.eschools.org.al; ose kontaktoni http://vadim.levitin@undp.org

 



« Kthehu Pas 





Ky projekt u implementua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave te Shqiperise me mbeshtetjen e UNDP.
Gjithe te drejtat e rezervuara 2006 ; Kredite 
Ministria e Arsimit te Shqiperise